Historiani dhe opinionisti Nexhmedin Spahiu e ka quajtur 10:0 fitore për Serbinë, pezullimin e punimeve nga BE dhe UNDP për restaurimin e ish-politikanit nga Kosova, Xhafer Deva.
“Lidershipi i Kosovës ka rënë në provim, kryeministri, presidentja, opozita”, është shprehur Spahiu.
“Përveç Behgjet Pacollit nuk pati ndonjë reagim. Shtypi serb në anën tjetër këto ditë ka shkruar. Ju është shkruar të gjitha institucioneve ndërkombëtare nga ana e diplomacisë serbe”.
“Këto ditë janë 4 ambasadorë që me kanë kontaktuar. Ju thash se ajo që thuhet është propagandë e Serbisë”, është shprehur ai në Rubikon Klan Kosova.
Spahiu ka thënë se Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde është lajthitur nga diplomacia serbe.
“Ai ka qenë njeriu më i afërt i amerikanëve pas vdekjes së Mit’hat Frashërit”.