• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

SHBA dhe Gjermania ndajnë mendim të njëjtë ndaj krizës në Ukrainë

J G nga J G
8 February 2022
në Bota
0 0
0
SHBA dhe Gjermania ndajnë mendim të njëjtë ndaj krizës në Ukrainë
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden thotë se ai dhe kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz janë të një mendimi për hapat që duhen ndjekur lidhur me situatën e rrezikshme në Ukrainë, ku perspektiva e një pushtimi rus shqetëson gjithë Evropën. Të 2 udhëheqësit zhvilluan takimin e tyre të parë kokë më kokë të hënën.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë plotësisht dakort për imponimin e pasojave të ashpra nëse Rusia pushton Ukrainën fqinje, tha të hënën presidenti Joe Biden, në fund të takimit të tij të parë ballë për ballë me udhëheqësin e ri të Gjermanisë.

Takimi mbahet ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka grumbulluar më shumë se 100.000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës. Zoti Putin thotë se dëshira e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO kërcënon Rusinë. Ai ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara, anëtari më i fuqishëm i NATO-s, të ndalojë hyrjen e Ukrainës në aleancë. Shtetet e Bashkuara thonë se zgjedhja është e Ukrainës.

Të dielën, rreth 1.700 ushtarë elitë amerikane mbërritën në Poloninë juglindore, pranë kufirit me Ukrainën. Presidenti Biden thotë se ai beson se një zgjidhje diplomatike është ende e mundur dhe se partnerët e NATO-s nuk e shohin veprimin ushtarak si opsionin e parë.

“Sot, kancelari dhe unë diskutuam bashkëpunimin tonë të ngushtë, hartuam një paketë të fortë sanksionesh që do të demonstrojnë qartë vendosmërinë ndërkombëtare dhe do të imponojnë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia shkel sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial. Dua të falënderoj Gjermaninë dhe të gjithë partnerët tanë në Evropën Lindore, në Bashkimin Evropian, për punën e tyre në këtë përpjekje të përbashkët. Ramë dakord se nuk mund të jetë pa pasoja nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ra dakord, por nuk kërcënoi se do të ndalonte gazsjellësin Nord Stream 2. Gazsjellësi ende i painauguruar ka kapacitetin të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia në Evropë çdo vit.

“Ne u themi miqve tanë amerikanë: Do të jemi të bashkuar, do të veprojmë së bashku dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm”, tha kancelari gjerman.

Nga ana e tij, Presidenti Biden i siguroi gazetarët se gazsjellësi do të ndalohej dhe sqaroi çfarë do ta nxiste këtë vendim.

“Nëse Rusia pushton që do të thotë tanke ose trupa që kalojnë kufirin e Ukrainës, përsëri atëherë nuk do të ketë më një Nord Stream 2. Ne do t’i japim fund projektit”.

Ish-kancelarja Angela Merkel nuk ishte dakord me Presidentin Biden lidhur me gazsjellësin.

Kancelari Scholz mund ta ndryshojë këtë qëndrim megjithëse ka të ngjarë të ndjekë politikat e zonjës Merkel për çështje të tjera.

“Kjo marrëveshje për energjinë është shumë më e gjerë sesa thjesht një gazsjellës. Dhe me sa duket dallimet janë ngushtuar, sepse qeveria gjermane dhe vetë kancelari Scholz e kanë pranuar se në rast të agresionit rus kundër Ukrainës, edhe gazsjellësi Nord Stream 2 do të ishte çështje e hapur”, thotë Jeffrey Rathke, me Institutin Amerikan për Studime Bashkëkohore gjermane.

Pasojat do të ishin të rënda për ata që vështirë se mund ta përballojnë një goditje të tillë.

“Pensionistët janë pa ngrohje dhe të uritur, në shumë raste. Ne, si organizatë humanitare në terren bëjmë thirrje që kjo lojë strategjike ushtarake politike shahu, që përfshin Moskën, Minskun, Brukselin dhe Uashingtonin dhe kryeqytete të tjera, të përqendrohet në ndihmën e njerëzve të mbijetojnë në terren, duke i mbrojtur, dhe të shmangin një konflikt të pakuptimtë. Të gjithë do të humbnin nga konflikti, por, para së gjithash, 2 milionë njerëzit që jetojnë 20 kilometra larg vijës së frontit”, thotë Jan Egeland me Këshillin Norvegjez për Refugjatët, shkruan VOA.

Po të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron u takua me presidentin rus, si pjesë e përpjekjes për të gjetur një zgjidhje diplomatike. Kancelari Scholz do të udhëtojë javën e ardhshme në Kiev dhe prej andej në Moskë.

Tags: GjermaniaSHBAUkraina
Postimi i mëparshëm

Krasniqi: Qeveria Kurti është rreshtuar me KEDS-in dhe në mbështetjen të oligarkëve

Postimi tjetër

Deliu-Kodra: Bytyqi, e cila fitoi çmimin “Shkencëtarja e vitit” është shembull

Të ngjajshme Postime

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma
Bota

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë
Bota

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm
Bota

Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

28 July 2025
Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar
Bota

Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar

28 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare
Bota

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Postimi tjetër
Deliu-Kodra: Bytyqi, e cila fitoi çmimin “Shkencëtarja e vitit” është shembull

Deliu-Kodra: Bytyqi, e cila fitoi çmimin “Shkencëtarja e vitit” është shembull

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu