Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme bore. Do të ketë erëra të fuqishme nga veriu sidomos në viset kodrinore-malore dhe në rrafshin e Kosovës. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 ato minimale deri në 5 gradë Celsius ato makismale.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Përpos verilindjes së vendit ku priten reshje lokale bore në viset tjera nuk priten reshje atmosferike. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat.
Reshje të herëpashershme bore nesër priten edhe në veriun e Malit të Zi, disa vise në Luginën e Preshevës dhe disa vise në Maqedoninë e Veriut.
Të mërkurën priten rritje të temperaturave, por në Kosovë do të vazhdojë mot i vranët. Paradite ende mund të ketë ndonjë fjollë sporadike bore. Erërat do të qetësohen. Vranësira të mërkurën priten edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Luginë, ndërsa në Shqipëri dhe Mal të Zi pritet mot me kthjellime dhe rritje graduale të temperaturave, shkruan Meteoballkan.
Nga e enjta na pret mot me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin
