Gazetari Parim Olluri ka kritikuar qeverinë e Kosovës lidhur me menaxhimin e krizës energjetike. Thotë se ekzekutivit i mungojnë ekspertët e fushës.
“Për që ka pasur krizë energjetike dhe që ka nëpër botë është e pritshme. Por çka po shihet këtu është se na kemi edhe krizë qeveritare në kuptimin e mungesës së kapaciteteve të ekspertëve”, thotë Olluri.
“Këta njerëz për mendimin tim s’janë kah dinë qysh me menaxhuar një krizë. Një qeveri vlerësohet në bazë të asaj se qysh e menaxhon një krizë botërore sepse kur është puna mirë dhe kur shteti ecë atëherë secili mundet me menaxhuar mirë edhe prej shtëpisë, nuk duhet shumë mund”, shtoi ai.
“Unë mendoj që Qeveria Kurti ka dështuar totalisht në menaxhimin e kësaj krize botërore. Nën një, duke mos u marrë fare me të, për muaj të tërë, nën 2 duke u tallë me kapacitetet prodhuese të KEK-ut duke u nisur prej deklaratës skandaloze të Bajqinovcit, që thoshte se ka ra blloku dhe dikush po na bën sabotazh”, shpjegoi Olluri.
“Më vonë i paguam 12.000 euro në ditë për ekspertin gjerman dhe asnjë masë nuk u mor ndaj drejtuesve të KEK-ut nga Kurti”, tha Olluri në Pressing.
“Domethënë prej propagandës së tyre se dikush i SHIK-ut është ka ju bon probleme me blloqe, doli që s’ka nevojë me marrë asnjë vendim. Këta më shumë janë duke menduar qysh me nxjerr vetën në publik sesa qysh me nxjerr mirë qytetarin e Kosovës në raport me krizën energjetike”, theksoi Olluri.