Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi të martën gjatë vizitës së zhvilluar në Kiev se ekzistojnë shanset që kriza ukrainase të zgjidhet përmes dialogut.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Volodymyr Zelenskij, Macron theksoi se si Kievi edhe Moska kanë rënë dakord për të zgjedhur si udhërrëfyes marrëveshjen e Minskut.
“Tani kemi shansin për të avancuar negociatat”, deklaroi Macron, transmeton euronews.al.
Marrëveshja e Minskut u nënshkrua mes viteve 2014-2015 nga liderët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia. Mes të tjerash, ajo parashikon dhënien fund të luftës së separatistëve pro-rusë në rajonin e Donbasit.