Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar kundrejt shpenzimeve të deputetëve për udhëtimet, përcjell InLajmi.
Ku sipas tij publikimi i këtyre shpenzimeve u bë për të mbuluar disi çështjen e energjisë elektrike, çështje kjo që kohë të gjatë është bërë temë diskutimi në Kosovë.
Ndërsa ai është shprehur i gatshëm të heq dorë nga kjo e drejtë e shfrytëzimit të parasë publike, sipas tij me të vetmen arsyeje që në çfarë gjendje gjendet Kosova.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Gjatë këtyre ditëve është bërë aktuale çështja e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve. A është bërë me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes tuaj nga shtrenjtimi i rrymës elektrike, apo jo, gjykojeni secili me mendje të kthjellët.
Për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, e ndjej për obligim që të jap disa sqarime.
Si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga viti 2017 sa kam hyrë në politikë, për 4 vite (2017, 2018, 2019, 2020) kam shpenzuar 0 (zero) cent, ndërsa tani jam informuar nga mediat për kompensimet e udhëtimit për vitin 2021.
Duke e kuptuar indinjatën tuaj, marrë parasysh gjendjen socio ekonomike në vend shpreh keqardhjen time dhe njëherit ju bëj me dije që nga sot do të heq dorë nga këto privilegje të përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. /InLajmi/