Cristiano Ronaldo u bë personi i parë që ka 400 milionë ndjekës në Instagram dhe ai tani fiton mbi 1.7 milionë për një postim, transmeton InLajmi.
Ndjekësit e 37-vjeçarit janë rritur diku rreth 163 milionë gjatë 5 muajve të fundit.
Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 400 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë atë profilin më të ndjekur në këtë platformë.
Lojtari i Manchester United me profilin e tij u bë llogaria më e ndjekur në Instagram vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 37-të, duke ia kaluar 309 milionë ndjekësve të Kylie Jenner.
Ekspertët e OLBG kanë zbuluar se sa shumë mund të fitojë ylli portugez nga një postim në rrjetet sociale, shkruan 246 News around the world.
37 vjeçari ishte në vendin e 3-të si sportisti më i paguar për vitin 2021 sipas Forbes dhe me këtë rritje te të ardhura nga rrjeti social mund të shohim se Ronaldo do të këtë një përmirësim në pozitën e tij këtë vit. /InLajmi/