Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një konferencë për media ka reaguar lidhur me vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Abdixhiku tha se nuk do të ndalen për ta kundërshtuar këtë vendim, derisa paralajëmroi se do të mbahet shumë shpejtë, një debat parlamentarë lidhur me këtë vendim.
“125 mijë familjeve në vend do tu rritet energjia për 100% . Kjo është e papranueshme”,ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.