Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar së fundmi lidhur me përplasjen që ka ndodhur këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku po diskutohej për vendimin e shpenzimeve të deputetëve, përcjell InLajmi.
Manxhuka fyerjet e rënda të shefit të grupit Parlamentarë të LDK-së, Arben Gashi drejtuar Ilir Kërçelit, shefit të Kabinetit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, i ka quajtur të papranueshme.
Postimi i plotë i tij:
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi paska fyer rëndë dhe mësyer ndaj shefit të stafit të Kryerparlamentarit Konjufca, Ilir Kerçeli, anipse reagimi i tij në lidhje me shpenzimet ka qenë në parim dhe pa e etiketuar atë.
Kjo është e papranueshme./InLajmi/