Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, për mbështetjen dhe iniciativat personale për të gjetur zgjidhje të krizës Rusi-Ukrainë.
Stoltenberg, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Erdogan.
Ai theksoi se në bisedë kanë folur për grumbullimin ushtarak rus në kufirin me Ukrainën.
“E falënderova për mbështetjen aktive dhe përpjekjet personale për të gjetur një zgjidhje politike”, shkroi Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency.
Duke thënë se mirëpret mbështetjen e fortë praktike të Turqisë për Ukrainën, Stoltenberg tha se NATO është e gatshme për dialog me Rusinë.