Analisti i politikës, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar reagimet e ambasadorit gjerman lidhur me çështjen e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës.
Spahiu u shpreh në Info Magazine të Klan Kosovës, se qeveria e Kosovës, nuk duhet të zmbrapset me idenë për rinovimin e shtëpisë.
Kjo meqenëse është ambasadori gjerman ai që është i painformuar për veprimtarinë e Xhafer Devës, duke u bazuar vetëm në propaganda serbe.