Kjo fillim jave ka shënuar ulje të ndjeshme të rasteve me koronavirus në Shqipëri, ku 251 qytetarë rezultuan të infektuar nga 1.766 testime.
113 rezultuan të infektuar në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnjë 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, informon se janë 12.606 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet për koronavirus po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Brenda 24 orëve ka ndërruar jetë një 65-vjeçar nga Himara, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.
Janë shëruar 1.246 qytetarë gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248.882 që nga fillimi i epidemisë.
Deri më tani janë kryer 2.63 milionë vaksinime në Shqipëri, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 3.387, përcjell Top Channel.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë u bën apel qytetarëve që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së 2-të të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.