Çmimi i naftës ka shënuar rritje këto ditë edhe në Kosovë, shkruan InLajmi.

Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se çmimi i derivateve të naftës tashmë ka arritur në 1.30 euro për litër, gjegjësisht për dizel çmimi sillet nga 1.25 -1.30 centë, derisa benzina nga 1.27-1.32 centë.


Por sipas, Berjanit, përsëri Kosova qëndron më mirë sa i përket shtrenjtimit të çmimit në krahasim me vendet e rajonit.
“Në Shqipëri çmimi i dizelit sillet nga 1.55 centë, derisa benzina 1.58 centë. Normalisht se gjendjen ekonomike e rëndon edhe më shumë rritja e çmimet të gjësendeve ushqimore. Por, po e ritheksoj se çmimet për karburante i përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Por mund të themi se këto janë çmimet më të larta këto 20 vite” në vendin tonë,theksoi Berjani në një prononcim për Gazetën InLajmi.
Tutje ai tha se nuk ka vend për reagim sa i përket shtrenjtimit të naftës, pasi që siç tha ai Kosova është vend i hapur dhe liberal.
“Oferta dhe kërkesa formulon çmimi, pra Berza e përcakton çmimin. Por ajo që është shqetësuese është se në emër të naftës janë duke abuzuar me çmime. Çmimi i naftës ka gjasë të bie ndërsa çmimet nëpër markete po vazhdojnë të mbesin të larta”,tha tutje Berjani. /InLajmi/



















