Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku shpalosën idetë e tyre për projekte sportive e kulturore në kryeqytet, përcjell InLajmi.
Rama takimin me ministrin Çeku e ka quajtur takim dinamik, ku tha se kultura dhe sporti janë 2 fusha që kërkojnë bashkëpunim për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Kultura dhe sporti, si 2 sfera mjaft vibrante, natyrisht se kërkojnë bashkërendim frekuencash të nivelit qendror me atë lokal për të plotësuar nevojat e qytetit.
Ishte dinamik takimi që patëm me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, me të cilin shpalosëm ide për projektet që do të pasurojnë jetën kulturore e sportive në Prishtinë./InLajmi/