Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është takuar me 3 kadete të FSK-së, të cilat kanë studiuar në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se me punën e tyre ato na zbardhën fytyrën, duke theksuar se ato janë model që duhet ndjekur nga të gjitha vajzat dhe gratë e vendit tonë.
Tutje ajo ka thënë se sa më të suksesshme janë gratë dhe vajzat tona, siguria për ne është më e madhe, ku u zotua edhe për përkrahjen e tyre dhe mbështetje në vazhdimësi.
Postimi i plotë i saj:
Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi.
Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona.
Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit!/InLajmi/