Kroacia është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara, transmeton InLajmi.
Zona e Splitit u godit nga një stuhi e fortë: breshër dhe borë po bie, Dinara po përjeton të ftohtë deri në -17 gradë.
Siç është paralajmëruar, fronti i ftohtë sot po lëviz përgjatë Adriatikut, kështu që në orët e vona të mëngjesit përkeqësimi i motit ka prekur edhe Likën, ku vende-vende bie borë, ndërsa në veri të Dalmacisë ka reshje shiu, por edhe reshje të herëpashershme me bubullima.
Edhe pse reshjet nuk ishin të bollshme, deri në orën 13 në Zagorë varionin nga 7 deri në 23 litra për metër katror. Përgjatë bregdetit dhe në ishuj, në të njëjtën kohë ranë më pak shi, kryesisht deri në 5 litra.
Në zonën nga brendësia e Zadarit deri në Omis, pati rrebeshe të forta lokale dhe breshër. Kështu breshri ka mbuluar pjesë të zonës së Shibenikut, Splitit lindor, Sinjit, Stobreçit, Dugi Rat dhe sipas të dhënave më të fundit breshri më i madh ka rënë në zonën e gjerë të Omisit, ku lartësia arrin deri në 10 centimetra, shkruan Jutanji.hr.
Banorët kanë filmuar stuhinë e fuqishme që ka kaluar pranë vendeve ku ata jetojnë, e pamjet janë rrëqethëse. /INLajmi/