Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, qëndroi sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku me drejtorin e spitalit Skënder Dreshaj dhe personelin aty bisedoi për punën në këtë spital, sfidat dhe projektet për të ardhmen, përcjell InLajmi.
Ministri Latifi falënderoi drejtuesit e spitalit dhe personelin për punën e bërë dhe kujdesin e treguar në trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe me sëmundje të tjera.
Ministri theksoi nevojën që spitalet e përgjithshme ta kenë kuadrin e tyre profesional, ndërsa riorganizimi i resurseve do të mundësonte që spitalet ta kenë kuadrin e nevojshëm, sidoms për ato lëmi ku numri i tyre është i vogël.
Gjatë kësaj vizite u theksua edhe rëndësia e avancimit dhe përdorimit të teknologjisë informative në funksion të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe përdorimi i telemjekësisë, gjithashtu.
Spitali i Pejës ka afër 600 të punësuar dhe ofron shërbime shëndetësore dytësore për qytetarët e komunave që gravitojnë në Rajonin e Pejës./InLajmi/