Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar kompensimet enorme të bërë nga deputetet e Kosovës për karburante.
Haziri ka thënë se tërheqja nga kompensimet e karburantit nuk e mbulonë veprimin e deritashëm.
“Ka deputet që janë të rinj e kanë marr tani, ka deputet që kanë marrë për 5 vite, dhe ky akt vullnetar për solidaritet dhe tërheqje nuk e mbulojnë veprimin e deritashëm, e arsyeton për të ardhmen veprimin, por jo veprimin që kanë bërë deri tash”, tha Haziri në ‘Prime Time’.
Haziri po ashtu ka thënë akti i tërheqjes ka ardh pas presionit publik, dhe zhgënjimit të qytetarëve.