Pas përplasjes që ndodhi këtë të hënë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në mes të Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës dhe shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ashpër deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, përcjell InLajmi.
Gjyshinca, e ka quajtur Arben Gashin, njeri me shëndet të rënduar mendor duke i rekomanduar të trajtohet tek ndonjë psikolog.
Ai ka thënë se me ngarkesat emocionale të Gashit, po pengohet puna e Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë tij:
Ilir Skender Kërçeli është njëri prej njerëzve më punëtor në Kuvendin e Kosovës. Afrues e shumë bashkëpunues për të gjithë ata që punojnë aty.
Ai, sot gjatë mbledhjes së kryesisë së kuvendit qenka sulmuar, kërcënuar e sharë me familje, nga kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi.
Sjellje të tilla nga i njejti person po ndodhin për të disatën herë tashmë. Ky njeri me shëndet të rënduar mendor, sëpari për vetën pastaj edhe për shoqërinë, bënë mirë që menjëherë të trajtohet te ndonjë psikolog.
Ngarkesat e tij emocionale nuk mund të kthehen në pengesë ndaj punës së Kuvendit të Kosovës./InLajmi/