Mbrëmjen e ditës së hënë në stacionin Policor të Ferizajt, është raportuar për një veturë e cila ishte përfshire nga flaka, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku thuhet se si pasoj e këtij zjarri ka ndërruar jetë një person i cili ndodhej brenda automjetit.
Ngjarja ka ndodhur në një pike karburanti pikërisht në fshatin Babush, ndërsa ka marr lëndime truporë një person që ishte në një dyqan të kësaj pike. /InLajmi/