Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës në vendin tonë, kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve kanë dalë në terren, dhe rrugët janë të kalueshme, përcjell InLajmi.
Ai ka kërkuar nga qytetarët për kujdes të shtuar gjatë kohës që janë duke vozitur.
Ndryshe, në vendin tonë temperaturat kanë shënuar një ulje drastike nga ditët e kaluara që ishte ditë me diell.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë
Me të filluar reshjet e borës në vendin tonë, kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimrore të kontraktuara nga MMPHI, kanë dalë në teren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë.
Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të vozisni me kujdesë të shtuar./InLajmi/