Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Donaldi dhe Beniada kanë diskutuar gjatë me njëri-tjetrin, në lidhje me Ilirin dhe banorët e tjerë të BBV, përcjell InLajmi.
Teksa ishte duke biseduar me Beniadan, Donaldi mendon se Iliri e ka problem t’i thotë gjërat në sy duke theksuar se ai i mohon ato gjëra që i thotë në sy.
Donaldi dhe Iliri më parë kishin raporte të mira me njëri-tjetrin, por përçarja e tyre ndodhi pasi Iliri kishte diskutuar rreth Donaldit me banorët e tjerë./InLajmi/