Andreas Christensen nuk ka pranuar ende rinovimin e kontratës me Chelsean.
Mbrojtësi danez është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe qysh tani mund të nënshkruajë kontratë me ndonjë klub tjetër dhe t’iu bashkohet në verë.
Chelsea po vazhdon bisedimet me lojtarin për vazhdimin e kontratës, por kjo gjë duket thuajse e pamundur.
Bayerni mbetet skuadra favorite për ta transferuar danezin me parametra zero në verë.
Bavarezët do të mbesin pa Niklas Sulen dhe Christensen shihet si mbrojtësi ideal për ta zëvendësuar gjermanin.
Qendërmbrojtësi danez ka luajtur më parë në Bundesliga dhe e njeh mjaftë mirë kampionatin gjerman dhe kjo është njëra nga arsyet kryesore që Bayerni synon transferimin e tij.
Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic është duke biseduar me agjentët e futbollistit dhe synon që sa më shpejtë të gjej marrëveshjen, transmeton Telegrafi.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të tjera si Borussia Dortmund e Barcelona.