Barcelona dëshiron të rinovojë kontratën me Ronald Arujo dhe një gjë të tillë duket se për fatin e mirë të tyre e dëshiron edhe vet lojtari.
Përkundër faktit se refuzoi propozimin e parë të skuadrës, Araujo është gati të vë firmën e tij në një kontratë të re.
Agjenti i lojtarit është duke punuar që të mbyllet marrëveshja e rinovimit sa më pare.
Klubi në anën tjetër po tenton të përmirësojë kushtet e ofruara nga hera e parë, dhe ideja është që të rinovohet kontrata dhe marrëveshja e re ta mbajë atë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2027, përcjell Lajmi.net.
Kishte zëra që e lidhnin lojtarin me një kalim te Manchester United, por thuhet tashmë se dëshira e tij e vetme është Barcelona.