Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të diskutuar lidhur me çështjen e mos zbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtje dhe diskriminim.
Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, tha se ligji nuk është duke u implementuar në tërësi, duke shtuar se mbi 90 % e grave ngacmohen seksualisht në punë.
E drejtoresha në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj, tha se më së shumti po diskriminohen gratë shtatzëna, shkruan Klan Kosova.
Sipas saj, rreth 1.550 grave shtatzëna iu është ndërprerë marrëdhënia e punës në sektorin privat.