E para e shtetit, Vjosa Osmani, mbrëmë me të marrë lajmin se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan së bashku me gruan e tij, Emine Erdogan kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ajo i ka dëshiruar shërim të shpejtë, përcjell InLajmi.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, presidenti turk Erdogan ia ka kthyer mesazhin menjëherë presidentes Osmani, duke e falënderuar për kujdesin e treguar.
“ Presidente, unë dhe gruaja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe të përshëndesim popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës. Faleminderit”,ka shkruar Ergodani./InLajmi/