Nga një janari i këtij viti në Kosovë janë regjistruar 46 raste të vdekjeve nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar 4 vdekje, ku 2 nga të vdekurit janë nga komuna e Prizrenit, një nga Mitrovica dhe një nga Graçanica.
Ndërkaq, 3 prej tyre i takojnë grup-moshës 70-79 vjeç, derisa një i grup-moshës 60-69 vjeç.
Kështu numri i të vdekurve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 3.037.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.721 raste të reja me koronavirus, Ndërsa janë shëruar 2.704 persona./InLajmi/