23 vjet më parë, në afërsi të Parisit të Francës, është mbajtur Konferenca e Rambujesë, ngjarje kjo mjaftë me rëndësi pasi që synonte zgjidhjen e krizës në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kujtuar këtë të diele Konferencën e Rambujesë në 23 vjetorin e saj.
Kjo konferencë, sipas saj solli rezultate historike, solli paqen, lirinë dhe pavarësinë e vendit, gjegjësisht ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë në vitin 1999.
Tutje, ajo ka theksuar se ndjehet krenare që ka qenë pjesë e këtyre ngjarjeve ku përcaktohej fati i lirisë së kombit tonë.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
23 vjet nga Konferenca e Rambujesë. Kjo Konferencësolli rezultate historike: solli paqën dhe lirinë dhe pavarësinë, ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999. falë intervenimit ushtarak amerikan dhe te NATO-së kunder Serbisë, që u bë e mundur dhe falë vendimit tonë si Delegacion i Republikës për ta pranuar Marrëveshjen e Rambujesë.
Më kujtohen qartë se ka pasur zëra që kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë, sikur ti dëgjonim zërat e tillë, Serbia do të mbetej e pabombarduar dhe Lufta dhe tragjedia do vazhdonte në Kosove. Marrja e vendimeve të drejta në kohë të duhura mund të ndryshojnë historinë e një kombi, prandaj vendimi që morëm në Rambuje na bëri një komb i lirë, pas shtypjesh ndër shekujë…..çdo herë ndihem krenare që isha pjesë e këtyre ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare ku përcaktuam fatin e lirisë të kombit tonë – një kombi trim, guximtar, qëndrestar, vetëfijjues pa pyetur për cmimin e lirisë, nëasnjë çast./InLajmi/