Policia e Kosovës ka raportuar së fundmi se 2 persona të dyshuar derisa kanë hyrë për të vjedhur në një shtëpi në Kamenicë e kanë sulmuar një burrë, gjegjësisht vëllain e pronarit të shtëpisë që është vjedhur, përcjell InLajmi.
Ndërsa njëri nga të dyshuarit ia ka drejtuar edhe armën viktimës por që nuk ka shkrepur.
2 personat e dyshuar, kanë vjedhur një arkë, ndërkohë Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestoj ata dhe ka konfiskuar një pistoletë lodër, e cila është përdorur gjatë këtij rasti.
Njoftimi i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Vjedhje grabitqare
Kamenicë 05.02.2022 – 19:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në shtëpinë e vëllait të tij, kishte hasur në 2 persona të pa njohur ku njëri nga personat i ka drejtuar revolen duke tërhequr këmbëzën 2 herë ,por arma nuk kishte shkrep. Të dyshuarit kanë vjedhë një arkë dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Njësia policore ka arrti të identifikojnë dhe të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar nga i cili kanë konfiskuar një pistoletë lodër, që dyshohet që është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/