Është hedhur shorti për rrethin e pestë të FA Cup, me skuadrat që mësuan kundërshtarët e tyre.
Edhe në këtë rreth, favoritët janë shortuar ndaj kundërshtarëve më të lehtë, duke mos paraqitur ndonjë problem në letër për kalimin në raundin tjetër.
Përballje më e vështirë do të jetë për Liverpoolin, pasi do të takohet me skuadrën e Milot Rashicës, Norwich Cityn, shkruan Telegrafi.
Evertoni i Frank Lampardit do të ketë punë me Boreham Wood, gjersa Southamptoni i Armando Brojës do të jetë nikoqir i West Ham United.