Një rast i rëndë ka ndodhur në Gjakovë, saktësisht në vendin e quajtur Shkugzë, ku një person është plagosur në kokë me armë zjarri, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se viktima është i moshës 46-vjeçare dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Policia e Kosovës ka dalë në vendgjarje ku edhe ka konfirmuar se është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës.
Ndërsa shkaqet e këtij incidenti ende nuk dihen.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Me datë 06.02.2022 pas orës 13:00 Stacioni policor -Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili eshte verejtur nga dëshmitarët me plage ne kokë qe dyshohet te jete shkaktuar nga arma e zjarrit ne vendin e quajtur Shkugezë. Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshes 46 vjeç eshte gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njejti eshte derguar ne emergjencë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes eshte gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimes. Në vendin e ngjarjes kane dalë is te gjitha njësite përgjegjëse ndërsa viktima eshte derguar ne QKUK ne gjendje te rende. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, jane gjetur një gëzhoj ne afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime./InLajmi/