Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u raportua se gjatë 2 viteve të mandatit të tij të parë si deputet i Kuvendit kishte përfituar mbi 10 mijë euro benificione nga Kuvendi për udhëtim, përcjell InLajmi.
E në lidhje me këtë ka reaguar vetë ai, duke thënë se në atë kohë s’e kishte ditur se po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit. Ai tha se në mandatin e tij të 2-të e ka njoftuar Kuvendin se po jetonte në Prishtinë.
Ai thotë se nga momenti që ka vendosur të jetojë në Prishtinë ka hequr dorë nga ky benificion, ku edhe thekson se e ka njoftuar Sekretariatin e Kuvendit të Kosovës që tash e tutje jetoj në kryeqytet.
Shefi i LDK-së tha se me vullnet dhe pa presion të opinionit publik, nuk merr para për shpenzimet e udhëtimit që para 10 vjetësh dhe se kjo tërheqje nga përfitimi i kompensimit të udhëtimit është bërë me vullnet të lirë dhe pa ndonjë presion nga opinion publik.
Mandati im si deputet i Kuvendit të Kosovës është i pesti me radhë. Gjatë mandatin tim të parë, kam jetuar në komunën e Pejës. Në atë kohë, për pjesën dërmuese të deputetëve, apo ata që jetonin jashtë kryeqytetit, Sekretariati i Kuvendit të Kosovës kishte vlerësuar se duhet t’iu paguhen shpenzimet e udhëtimit. Thënë të drejtën, asokohe as nuk e dija që na takonte një gjë e tillë, gjë që e kam kuptuar me shumë muaj vonesë.