Instituti GAP, këtë të diele ka publikuar raportin “Qëndrueshmëria e investimeve kapitale të komunave”, përcjell InLajmi.
Sipas këtij raporti, në nivel komunal një numër goxha i madh i projekteve kapitale nuk janë funksionalizuar, gjegjësisht nuk kanë arritur rezultatin e planifikuar.
Por, në anën tjetër, komunat kanë shpenzuar miliona euro për objekte të cilat nuk janë shfrytëzuar kurrë, sikurse një Qendër e Mjekësisë Familjare në Grabovc, një qendër strehimi për fëmijët e braktisur në Orllan të Podujevës, i ndërtuar qysh në vitin 2000.
Postimi i plotë i Institutit GAP:
Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Qëndrueshmëria e investimeve kapitale të komunave”. Në nivel komunal, një numër i konsiderueshëm i projekteve kapitale nuk janë funksionalizuar asnjëherë apo nuk kanë arritur rezultatin e planifikuar. Përkundër nevojës së lartë për investime, janë shpenzuar miliona euro të taksapaguesve për ndërtimin e objekteve të ndryshme të cilat nuk janë shfrytëzuar. Në disa raste, objektet e ndërtuara janë dëmtuar nga mosshfrytëzimi i tyre.
GAP ka analizuar shkaqet që çuan në dështimin e disa projekteve kapitale në të kaluarën, në mënyrë që të nxirren mësime nga këto projekte./InLajmi/