Kasti i serialit “Friends” ende fiton rreth 20 milionë dollarë çdo vit, transmeton InLajmi.
Kur seriali mbaroi, kasti i serialit të njohur televiziv “Friends” negocioi të drejtat e sindikatës për veten e tyre. Kjo do të thotë se ata marrin një përqindje të të ardhurave (2%) nga riprodhimet që transmetohen në të gjitha kompanitë e transmetimit.
Pra seriali shumë i pëlqyer televiziv ende nxjerr rreth 1 miliard dollarë të ardhura për Courteney Cox, David Schwimmer, Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe Matthew Perr, shkruan The Best Life.
Rikujtojmë që ky serial ka pasur një shikueshmëri teper të madhe dhe tani është paralajmëruar se do të rikthehet prapë. /InLajmi/