Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndërruar jetë 6 persona nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2, derisa deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër koronavirusit.
Ndryshe në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/