Kryetari i PSD-së vazhdon të hedh akuza dhe kritika në drejtim të partisë pushtet, e që dikur ishte edhe ai në të njetën parti, Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell InLajmi.
Molliqaj kësaj radhe ka reaguar pasi që deputëve iu publikuan shpenzimet tpër karburante e këta të VV-së deklaruan se nuk do t’i marrin më ato shtesa. Por këta të fundit sot kumtuan se ato para që i kanë shpenzuar do t’i kthejnë jo në bugjetin e Kosovës por në bamirësi.
I pari i PSD-së iu drejtua deputetëve se nuk është e mjaftueshme kërkim falja.
Ai shkoi edhe mëtej duke kujtuar për kompaninë për “stikersa” e deri te humanizmi me pare shteti!
Postimi i plotë i tij:
Të hetohen keqpërdoruesit!
Nuk mjafton kërkim falja. As kthimi i parave. As ”humanizmi” me para të keqpërdorura. Mashtruesit duhet të gjykohen e dënohen. Sepse ky është keqpërdorim i pastërt.
Kur Qeveria Kurti u zu në vepër e sipër duke tentuar që t’ia jap tenderin milionësh një kompanie për stikersat e veturave, fillimisht e mbrojtën vendimin e tyre. Pas presionit të publikut, u tërhoqën dhe e anuluan atë vendim. Por, askush nuk u gjykua e as dënua për korrupsion.
Kur u publikuan shumat që deputetët e VV i marrin për karburante, fillimisht partia ja la fajet vendimit të vjetër të Kuvendit. Por kur u zunë duke gënjyer edhe për adresat e banimit, filluan të bëjnë bamirësi me para të vjedhura. Askush nuk po përjashtohet nga partia, se lëre më që po gjykohet apo dënohet dikush.
Këtu nuk po bëhet fjalë për 3 a 4 deputetë. Nuk janë disa përjashtime a gabime individuale. Fakti qe kaq shumë deputetë janë të përfshirë, kjo prodhon rregullin dhe tregon frymën e brendshme, stërkeqjen dhe babëzinë./InLajmi/