Profesori universitar, Blerim Latifi, pas suspendimit të pjesëtarit të Policisë se Kosovës, Amir Hoxha, ka reaguar duke thënë se ata që flasin drejt ndëshkohen, përcjell InLajmi.
Sipas tij deputet jetojnë në Prishtinë e gënjejnë që udhëtojnë nga vend tjetër me të vetmen arsye qe të marrin para nga shteti, e këtë krahasim ai ka bërë duke thënë se ata që gënjejnë edhe vjedhin nuk po ndëshkohen.
Latifi se me këto veprime shteti i Kosovës nuk po tregon demokraci, pasi po të ishte gjithsecili do të ishte i barabartë para ligjit.
Ai ka kërkuar kthimin e policit në punë, sepse sipas tij çdo e vërtet të dërgon përpara e mashtrimet vetëm rrisin hajdutet.
Postimi i plotë i tij:
Policin që e thotë një të vërtetë, e suspendojnë nga puna, ndërsa deputetin që jeton në Prishtinë dhe gënjen se udhëton nga një vend tjetër i Kosovës, sa për t’ia zhvatë shtetit paret e naftës, nuk e prekin.
Kjo nuk është demokraci.Kjo është pseudo-demokraci. Sepse demokracia e vërtetë është barazi para ligjit, ndërsa demokracia e rreme një regjim ku vlenë parimi i Orwell-it tek “Ferma e Kafshëve”: Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat!
Kthejeni policin në punë!
Sepse e vërteta na çliron, ndërsa mashtrimi veç e trashë pushtetin e batakçinjve e hajdukve. /InLajmi/