Suspendimi i pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, ka dërguar në reagim shumë fytyra publike pasi që ky veprim po cilësohet i kundërligjshëm, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-shefi i antidrogës në Policinë e Kosovës, Naim Rudari, pasi ai po e konsideron si ndëshkim të drejtpërdrejtë veç tjerash ka thënë se ky veprim u ndërmarr për të plotësuar dëshirat e të fortëve.
Rudari këto veprime si suspendimet, përndjekja e policëve po e zbehin integritetin e Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
SUSPENDIMI i zyrtarëve policor do të duhej bërë vetëm kur pengohet hetimi dhe në kohën sa më të shkurtër!
Përndjekja e policëve me suspendime pa asnjë arsye zbeh në masë të madhe integritetin e Policisë së Kosovës dhe zvogëlon efikasitetin dhe efektivitetin e secilit zyrtar policor në punën e përditshme.
P.sh Suspendimi ka efektin dhe arsyen vetëm kur duhet bërë hetime ndaj zyrtarit policor dhe prezenca e tij në punë do të pengonte hetimin.
Si do të pengohej hetimi për një shkrim nga një
zyrtar policor në profilin e tij në facebook për një të drejtë që i takon e duke e krahasuar me realizimin e të drejtave të tjerëve të paarsyeshme dhe të pa nevojshme.
Suspendimet e tilla të vetmin qëllim e kanë NDËSHKIMIN e drejtëpërdrejtë, ndërsa aktet e brendshme mund të shkruhet për qefe e teke “të të fortëve”. /InLajmi/