Pas zhurmës së madhe që bëri suspendimi i pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, ka dal më një sqarim, Inspektorati Policor i Kosovës, përcjell InLajmi.
Inspektorati është shprehur së që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar shumë kërkesa në lidhje më rastin në fjalë, e që sipas tyre po merren më këtë rast por që akoma nuk ka ndonjë rekomandim për suspendim.
Sipas tyre rastet e tilla që kanë të bëjnë me hetim të veprave penale hetohen, kur çështja është në interes të procedurës hetimore.
Njoftimi i plotë i Inspektoratit Policor të Kosovës:
Sqarim nga Inspektorati Policor i Kosovës

Prishtinë/Hajvali, 05 shkurt 2022,
Inspektorati Policor i Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës .
Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.
Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj.
Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale. /InLajmi/