Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, se fundmi ka arritur ti sjellë vendit të saj edhe një tjetër fitore, përcjell InLajmi.
Kësaj radhe Krasniqi ka korrur fitore në kuadër të Grand Slamit në Paris, ajo është përballur për të 2-tën herë në kategorinë -52kilogramë, ndërsa tani po e vazhdon rrugëtimin drejt raundit të 3-të.
Në raundin e 3-të ajo do të përballet me Chelsie Giles.
Ndërkaq shteti i Kosovës kësaj radhe po përfaqësohet nga 4 xhudistë në këtë garë, ku Distria iu kanë bashkangjitur Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Flaka Loxha. /InLajmi/