• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Veliu –Abdixhikut: Do ta mbani përgjegjësinë për pasojat e zgjedhjes së Ekrem Hysenit

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
4 February 2022
në KRYESORE
0 0
0
Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, reagon Veliu
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryetari Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Veliu së fundmi ka reaguar ndaj të parit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të degës në Podujevë, përcjell InLajmi.

Kryetari Abdixhiku së fundmi tha se e respekton çdo njeri që ka kontribuar në LDK, ndërsa sipas Veliut kjo nuk ka ndodhur, duke aluduar kështu tek Kuvendi zgjedhor, gjegjësisht zgjedhja e kryetarit të ri, Ekrem Hyseni.

Sipas Veliut, Abdixhiku dhe grupi i i tij, kryesia e LDK-së, duhet të marrin përgjegjësi për vendimin antistatutar, të paligjshëm dhe përçarës për Degën e Podujevës.

Postimi i plotë i tij:

Marrje e përgjegjësisë, apo përpjekje për fshehjen e përgjegjësisë?

Lumir Abdixhikut i janë dashur më shumë se 2 muaj ta kuptojë se kandidati i tij i ka humbur zgjedhjet në Podujevë. Madje, ai u përpoq të tregohet goxha burrë dhe ta kursejë nga hisja e përgjegjësisë dokun e tij, dhe krejt përgjegjësinë e humbjes e mori mbi vete.

Lumiri, në një intervistë televizive tha se respekton çdo njeri që ka kontribuar në LDK (duke aluduar në ata të cilëve ai tani po provon t’ua mbyll derën), por vendimet e LDK-së merren me votë në strukturat e partisë dhe janë vendime që kanë mbështetje të gjerë.

Jo Lumir. Nuk mund të kenë mbështetje të gjerë vendimet tua kundërstatutare, si ai 9 qershorit 2021, kur Degës në Podujevë ia more kompetencat e të vepruarit dhe e detyrove që nga legjitimiteti të kalojë në jo legjitimitet, nga funksionaliteti në jo funksionalitet dhe nga uniteti në përçarje të madhe.

Lumir, ti nuk e respektove as vendimin tënd kundërstatutar të 9 qershorit.

Me dinakëri u shkel edhe vetë ai vendim, pika 5 b, në të cilin thuhej se “pas procesit zgjedhor, Kryesia do të nxjerrë një vendim të ri në lidhje me organizimin e Degës, në përputhje me Platformën e Kryetarit të LDK-së dhe procedurat e parapara statutare”. Platforma e Lumirit nuk mund të abrogojë normat dhe rregullat që dalin nga Statuti i LDK-së.

Pas procesit zgjedhor Kryesia nuk mori asnjë vendim se si do të veprohej, me të cilin do të njoftohej edhe Kryesia e Degës dhe do të merreshin veprimet e duhura, kuptohet në bazë të Statutit të partisë.

Lumir, pse nuk u organizua asnjë takim i Kryesisë së Degës dhe Komisionit për vlerësim të gjendjes ne Dege pas zgjedhjeve? Pse nuk prite një raport për gjendjen në Degë? Pse gjithë ajo nguti e mobilizim që gjatë natës të thirret një kuvend për të zgjedhur një kryetar, pa kryesi?

Po të pyes, sepse përgjigjen në këto pyetje e ke dhënë me vendimin tënd të djeshëm.

Ngutia jote kishte për qëllim që Dega e Podujevës të mos përfshihej në grupin e 11 degëve të tjera, që duhet të organizojnë zgjedhje në të gjitha nivelet.

Në Podujevë duhej, ashtu siç e nise edhe ta kryeje punën, në mënyrë klandestine dhe tinëzare: një kuvend të jashtëzakonshëm, me shpejtësi të jashtëzakonshme, me shkelje të jashtëzakonshme statutare!

Lumir, si mund të jetë kryetar i Degës personi që nuk është as delegat/anëtar i Kuvendit të Degës? Kryetari i Degës është edhe kryetar i Kryesisë së Degës dhe kryetar i Kuvendit të Degës. Pra, si mund të jetë kryetari Kuvendit të Degës personi që nuk është as anëtar i Kuvendit?

Kryesia e LDK-së nuk mund ta legjitimojë një shkelje kaq të madhe të rregullores dhe statutit. Apo, ndoshta edhe do t’i legjitimojë Kryesia të gjitha shkeljet kryetarit Lumir, sepse ai tashmë është vetë Statuti i LDK-së.

Lumiri e përmendi se kandidatin e kontrabanduar nga ai e kanë votuar delegatët e Kuvendit.

Në përpjekje për të legjitimuar atë që ua ke servuar ti në mënyrë të paligjshme, në kuvendin e improvizuar, pa ndonjë debat e pa kundërkandidat dhe me votim të hapur, me nguti për ta përmbyllur edhe pa Kryesi, pati delegatë që ranë në lajthitje, edhe pse shumica e kanë ditur se e tëra është një farsë dhe ka shkelje të madhe procedurale, megjithatë kanë votuar, duke mos dashur të shkaktojnë ndarje dhe përçarje.

Mirëpo, Lumir askush nuk mund të garantojë një unitet të tillë ditën kur ai Kuvend duhet të zgjedhë Kryesinë e Degës, të cilën do ta propozojë kryetari yt klandestin.

Lumiri dhe grupi i tij, Kryesia e LDK-së, duhet të marrin përgjegjësi për vendimin antistatutar, të paligjshëm dhe përçarës për Degën e Podujevës.

Lumiri mund të marrë përgjegjësi sa të dojë, por nuk mund të amnistohet humbja në Podujevë e kandidatit të emëruar nga ai, të veshur me të gjitha kompetencat për të zgjedhur shtabin, listën e kandidatëve për asamblistë, autonomi të plotë në bërjen e fushatës, financimin marramendës të fushatës…

Ti Lumir dhe Kryesia që drejton do ta mbani përgjegjësinë e plotë para anëtarësisë për pasojat e instalimit të një kryetari të paligjshëm në Degën e LDK-së./InLajmi/

Tags: Agim VeliuEkrem HyseniLumir Abdixhiku
Postimi i mëparshëm

Bilbao e eliminon Real Madridin nga Kupa e Mbretit

Postimi tjetër

1.853 raste të reja dhe 1.639 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Postimi tjetër
728 raste të reja dhe 99 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

1.853 raste të reja dhe 1.639 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu