Opinionisti politik, Jusuf Thaçi, ka reaguar pasi gjatë ditës së enjte u publikuan shpenzimet e bëra nga deputetet e kuvendit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Thaçi ka reaguar në raste se dikush ka mashtruar gjatë këtyre raportimeve, atëherë sipas tij automatikisht do të duhej të merren masa kundrejt personit sepse ka përvetësuar paranë publike.
Sipas tij do të duhej të vet dorëhiqej nga pozita e deputetit, në rast së jo atëherë partia do të duhej ta përjashtonte nga strukturat partiake dhe mbi të gjitha të merreshin masa nga prokuroria.
Postimi i plotë i tij:
Nëse konfirmohet se ndonjë deputet/e ka mashtruar në lidhje me shpenzimet e udhëtimit, përkatësisht ka përvetësuar para publike përmes mashtrimit, atëherë:

- Ai/ajo duhet të japë dorëheqje nga pozita e deputetit, sepse më nuk ka as integritet e as legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët.
- Nëse ai/ajo nuk jep dorëheqje, atëherë është detyrë e subjektit politik që i përket ai/ajo që ta largojë nga grupi parlamentar dhe nga partia (meqë mandatin e deputetit nuk mund t’ia marrë). Nëse partia nuk ndërmerr asgjë ndaj tij/saj, atëherë është bashkëfajtore për këtë mashtrim.
- Prokuroria dhe gjyqësia duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ndaj atij/asaj deputeti/eje për mashtrim dhe përvetësim të parasë publike në mënyrë të kundërligjshme, sepse deputetët nuk kanë imunitet për vepra penale.
Ndërsa, rastet tjera kur deputetët e shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua mundëson legjislacioni në fuqi, pa e keqpërdorur, ky është diskutim krejt tjetër. /InLajmi/