Një zjarr shpërtheu në një burg në Stamboll të premten 4 shkurt, duke lënë të paktën 11 të burgosur të shtruar në spital pasi kishin thithur tymin.
Shkaku i zjarrit në burgun Umraniye, në anën aziatike të qytetit, nuk dihet për momentin.
Të burgosurit e burgjeve në Turqi kanë djegur dyshekët në të kaluarën për të protestuar ndaj kushteve.
Disa kamionë të zjarrfikësve u dërguan në burg.
Thuhet se asnjë nga të burgosurit nuk ishte në gjendje të rëndë.
Sipas raportit, personeli i burgut fillimisht u përpoq të shuante një zjarr që shpërtheu në një nga repartet, por u detyruan të thërrisnin zjarrfikësit pasi ai doli jashtë kontrollit të tyre.
Të burgosurit u evakuuan në një zonë tjetër të izolimit, tha ai, shkruan Haber Turk.
Të afërmit dhe miqtë e të burgosurve u mblodhën në hyrje të burgut për lajmet për të dashurit e tyre, transmeton REL.
Burgu ka një kapacitet për 1.000 të burgosur, sipas faqes së tij të internetit.