Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se sot në kuadër të takimit me menaxherin e projektit GIZ-SMS, Stefan Mager së bashku me kolegët dhe zyrtarë të MMPHI-së kanë diskutuar për gjendjen aktuale dhe sfidat për menaxhimin e mbeturinave, përcjell InLajmi.
Gjatë takimit janë shqyrtuar edhe mundësitë për kalimin në një stad tjetër drejt zhvillimit të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave.
Ramosaj gjithashtu ka theksuar investimet e komunës që ka bërë për N.P.L “Higjiena”, ku edhe e kanë vizituar së bashku me menaxherin e projektit të GIZ-SMS këtë ndërmarrje, të cilët edhe Ramosaj i ka falëndëruar për përkrahjen që nga fillimi për krijimin e një sisitemi të qëndrueshëm për mbeturina.
Postimi i plotë i tij:
Sot bashkë me kolegë pritem në një takim pune menaxherin e projektit GIZ-SMS z.Stefan Mager, bashkë me kolegë dhe zyrtarë të MMPHI. Në këtë takim diskutuam gjendjen aktuale të menaxhimit të mbeturinave, sfidat dhe mundësitë për kalimin në një stad tjetër drejt zhvillimit të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave.
Gjithashtu z.Stefan Mager e njoftuam për investimet e komunës që ka bërë për N.P.L “Higjiena”, poashtu ju shprehëm falënderime GIZ-SMS për përkrahjen që nga fillimi për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të mbeturinave.
Më këtë rast vizituam ndërmarrjen “Higjiena”‘ ku u njoftuan nga afër me sistemin e menaxhimit të mbeturinave nga N.P.L “Higjiena” Sh.A. /InLajmi/