Kur mbretëresha Elizabeth u bë monarke rreth 70 vjet më parë, burrit të saj Princit Philip nuk iu dha titulli mbret, megjithatë kur Princi William të marrë fronin, bashkëshortja e tij Kate Middleton do të jetë mbretëreshë.
Princi Philip nuk ishte kurrë mbret, edhe pse gruaja e tij ishte mbretëreshë dhe arsyeja për këtë është për shkak të një sistemi të vjetër patriarkal, ku mbretërit ishin më lart se mbretëreshat përsa i përket gradës së tyre.
Megjithatë, rregullat do të jenë të ndryshme kur Princi Ëilliam të bëhet Mbret një ditë me Dukeshën e Kembrixhit në krah të tij.
Kate të bëhet bashkëshorte e Mbretit dhe ajo mund të zgjedhë të jetë Mbretëresha Katerina.
Ashtu si Philip, edhe pse Kate Middleton nuk ka lindur në familjen mbretërore, ajo nuk mund të jetë kurrë mbretëreshë me të drejta të plota, por ajo mund të marrë rolin e ‘Consort’ pra do të quhet Mbretëreshë, gjë që kanë bërë shumë gra në të kaluarën, shkruan Living shqip.
Roli i Katerinës me siguri do të ndryshojë pasi ajo do të jetë bashkëshortja e sovranit. Nuk ka asnjë rol të vërtetë kushtetues për bashkëshorten e Mbretit, vetëm sipas traditës. Ajo do të jetë zonja e parë e vendit, për sa i përket rolit.