Antonio Rudiger vazhdon të jetë larg kontratës së re me Chelsea.
Raportime bëjnë të ditur se mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij.
Bisedimet mes 2 palëve kanë rinisur, por Rudiger ka refuzuar një marrëveshje që do të dyfishonte pagën e lojtarit.
Real Madrid dhe PSG janë mes klubeve që i kanë ofruar një alternativë mbrojtësit gjerman shkruan Dailymail.
Rudiger do të jetë pa kontratë gjatë kësaj vere dhe 2 skuadrat e lartpërmendura kanë shqyrtuar opsionin për para-kontratë, transmeton Lajmi.net.
Mbetet të shihet se çfarë do të vendos Rudiger për të ardhmen e tij.