Analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar së fundmi lidhur me publikimin e emrave të disa deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit, përcjell InLajmi.
Në mesin e këtyre deputetëve që kanë shpenzuar para nga shteti për karburante ka pasur edhe nga LVV, partia në pushtet, e cila çdoherë ka drejtuar kritikë ndaj atyre që e kanë keqpërdorur paranë e shtetit.
E analisti Latifi, për ata që përpiqen në çdo situatë të zhvasin diçka e tregon karakterin e një njeriu të pangopur.
Ndërsa, për faktet ku tregon se deputetët kanë shpenzuar shuma të mëdha të parave të shtetit për karburant, ai i quan si prasjakë.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Të vjetërit e përdornin shpesh fjalën “prasjak”, për ta përshkru karakterin e një njeriu meskin që përpiqet në çdo rast e situatë me zhvatë diçka, karakterin e një njeriu të pangopur.
Publikimi i këtyre fakteve për karburantin e deputetëve të mbuluar nga buxheti i shtetit, na dëshmon se Kuvendi i Kosovës është i mbushur me prasjakë./InLajmi/