Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka miratuar propozim-vendimin e masave të reja kundër virusit Covid-19, raporton InLajmi.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në një konferencë të mbajtur për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka vendosur të lehtësojë masat kundër koronavirusit përkohësisht.
“Hyrja në Kosovë u lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me 2 doza apo me një nëse është nga Johnson&Johnson, vetëm me një dozë nëse ka edhe test PCR, ose personit që ka e ka kryer virusin në 3 muajt e fundit. Hiqet obligimi i bartjes së maskës në hapësirat e hapura, ndërsa mbetet në të gjitha raste në ambientet e mbyllura. Kufizimi i qarkullimit është nga ora 00:00-05:00, ka thënë ai.Ora policore fillon në ora 00:00, gastronomia punon deri në 23:00.Lejohet aktiviteti i bibliotekave, kinemave, teatrove e të tjera deri në 50% të kapaciteteve si dhe hapen fitneset”, ka thënë ai.
Ai tha se për këto 2 javë me shtrëngimin e masave nga qeveria, pati një rezultat në të mirë të vendit tonë sa i përket gjendjes me Covid-19.
“Situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive. Kemi vendosur lehtësimin gradual të masave. Këto 2 javë që nga marrja e masave mund të themi se patën rezultat në 2 aspekte, ngadalësimin e përhapjes së Covid-19 dhe gjendjes në institucionet shëndetësore“, ka thënë ministri Latifi./InLajmi/