Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhafer” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë, ku është përfshirë një kamion, i cili ka përfunduar jashtë autostradës, përcjell InLajmi.
Lajmin për akidentin e ka bërë të ditur për gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili njoftoi se drejtuesi i kamionit ka vdekur.
Ndryshe prokurori, policia dhe njësitë e tjera kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me procedurat dhe ekzaminimet e aksidentit.
Postimi i plotë i tij:
Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete. Policia, prokurori dhe njësi tjera kanë dalë në vend-ngjarje për t’u marrë me procedurat dhe ekzaminimet në vend-ngjarjen e aksidentit. /InLajmi/


















