Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka komentuar opozitën ndaj të cilës po përballet kryeministri i vendit Albin Kurti.
Sejdiu tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë tejkaluar një traumë e madhe, ajo e 14 shkurtit, dhe sipas tij, për më pas se një vit kanë arritur të korrin sukses në zgjedhje lokale.
Sipas Sejdiut, lajm i mirë është ndërrimi i udhëheqjes në këto 2 subjekte, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe se 2 liderët e rinj, të PDK-së dhe LDK-së, janë në kërkim të një paradigme të re për vetën, dhe kjo sipas Sejdiut merr kohë.
“Edhe LDK edhe PDK, janë në një aspekt të kurthuar nga e kaluara, sepse janë institucionaliste dhe opozitarizimin e shohin vetëm në suaza të kuvendit. Shumë pak e shohin opozitarizimin si një lloj orvatjeje të përditshme për të shpërfaqur kundërshti jo-koherencë”.
“VV ka ardhur në pushtet jo për shkak të konsistencës së saj, por për shkak të inkosistencës të pushteteve, sepse VV ka ndërruar qëndrime edhe në opozitë”, ka thënë Sejdiu.
Ndërsa, sa i përket Partisë Socialdemokrate dhe protestës së fundit të saj, Sejdiu tha se kauza ishte e drejtë.
“Për PSD-në, për mua kauza e protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike është kauzë e drejtë, kauzë që prek qytetarët dhe do të isha i befasuar për numër më të vogël në protestë”, ka thënë Sejdiu.
Më tej, ai ka komentuar edhe protestat e subjektit në pozitë, Vetëvendosjes, që bënte sa ishte në opiztë, ku tha se numri më i madh i protestuesve ishte në kohën e koalicionit VV-AAK-NISMA, shkruan Klan Kosova.
“Pra, protesta që kanë shkuar në numra të jashtëzakonshëm, ndërsa protesta kur VV ka qenë e vetme, kanë qenë protesta me 7 deri në 10 mijë njerëz kur ka qenë kauza e madhe. Ndërsa, PSD këtu, është protestë e mesme e VV-së. Përkundër një etikete që ia ka vendosur makineria e VV-së, PSD-së”, ka thënë Sejdiu.